Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Miliona litra qumësht u derdhën në një autostradë në SHBA

Mbi 37 milionë litra qumësht u derdhën në një autostradë të Massachusetts (SHBA) pasi kamioni që po bartte u përplas.

Upi ka shkruar se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, e aty panë kamionin e madh që ishte rrotulluar në njërën anë të rrugës.

Pos qumështit, edhe një sasi e madhe e naftës u derdh, por autoritetet njoftuan se nga incidenti nuk pati të lënduar.

Policia raportoi se rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar kolona.

Zjarrfikësit pastruan rrugën dhe hoqën qumështin.