Më shumë se 1 000 tonë mikroplastikë në vit, ekuivalente me 123 milionë shishe, bien në formën e shiut në parqet kombëtare dhe zonat natyrore të mbrojtura të SHBA.
Alarmi që del nga një studim i Universitetit të Utahut dhe që u botua në revistën ”Science”, tregon se mikroplastikat transportohen nga atmosfera dhe lëvizin drejt detit, tokës dhe qiellit, transmeton atsh.
Studiuesit, të koordinuar nga Janice Brahney, analizuan grimcat e grumbulluara atmosferike të marra në harkun kohor të 14 muajve në 11 parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura.
”Nga rezultatet e para u tronditëm dhe bëmë vazhdimisht llogaritjet për të zbuluar nëse ato ishin të gabuara”, thotë Brahney.
“Ne kështu verifikuam se rreth 4% e grimcave atmosferike nga këto vende të largëta ishin polimere sintetike. Studimi në fakt ka konsideruar vetëm grimcat me ngjyrë dhe jo ato të bardha që janë më të vështira për t’u dalluar”, shtoi ai/ANSA.
-
Shkencëtarët zbulojnë plastikë në pikat e shiut
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit
-
Mikroplastikat gjenden kudo dhe po bëhen problem për industrinë e naftës
-
Ajri brenda shtëpive përmban mikroplastika që futen thellë në mushkëri