Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mijëra milingona fluturuese detektohen nga matësi i motit në Britani

Një tufë e madhe milingonash fluturuese janë kapur nga një matës i motit në bregun jugor të Mbretërisë së Bashkuar, autoritetet kanë paralajmëruar se kjo tufë do të shumëfishohet së shpejti.

Sipas NewsSky, insektet, që ishin në masë të madhe, mblidhen çdo vit në këtë periudhë të korrikut dhe zakonisht paralajmërojnë mot të lagësht.

Matësi i hidrometeorologjisë u tha se hasi këtë grumbull milingonash që të gjitha në të njëjtën periudhë po fluturonin të mbledhura së bashku.

“Në përgjithësi, janë pjesët jugore të Britanisë së Madhe kur priremi t’i vërejmë ato. Kur bie shi, ato (milingonat) nuk fluturojnë aq shumë...Çdo vit rreth kësaj periudhe ne i marrim ato në radarin e shiut”, ka deklaruar Simon Partridge, një parashikues i motit.

Milingonat fluturuese dallohen kur meshkujt dhe femrat e reja largohen nga foleja për t’u çiftuar, me shumë kolon i që e kryejnë këtë proces në të njëjtën ditë.