Mundësia që shtëpia të shkatërrohet nga një meteorit është 1 në 4 miliardë. Por, një fat të tillë kanë përjetuar Dustin Procita dhe bashkëshortja e tij Jeanette nga Kalifornia e SHBA-së.
Ata pretendojnë se të premten mbrëma një meteorit ka goditur direkt në shtëpinë e tyre, raporton “NBC News”. Edhe dëshmitarët thonë se në ato momente kanë parë një top zjarri në qiell.
Procita gjatë momentit të goditjes thotë se ishte në shtëpi me qentë e tij.
“E dëgjova një zhurmë të madhe. Nisa të nuhasja tym. Shkova në terrasë dhe ishte plotësisht në zjarr”, thotë Procita.
Zjarri u përhap shpejt në shtëpi. Familja Procita humbi çdo gjë. Por, prapë është e lumtur që nuk ka shkaktuar viktima kjo ngjarje.