Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Meteoriti bie në një shtëpi në New Jersey, dyshohet se është i vjetër miliarda vjet

Një objekt, që dyshohet se është meteorit, bëri një vrimë në çatinë e një shtëpie në New Jersey, para se të godiste në dyshemenë e dhomës së fjetjes, raporton “Daily Mail”.

Familja që jeton në shtëpi zbuloi një gur të zi të masës së një patateje. Ishte ende e ngrohtë.

Asnjë person nuk u lëndua dhe nuk kishte ndonjë dëm serioz në pronën.

Objekti i madhësisë 10 deri 15 centimetra, peshon rreth 1.8 kg.

Suzy Kop, pronare e shtëpisë, ka thënë se fillimisht kishin menduar se dikush kishte hedhur gur në shtëpinë e saj. Por, e kuptoi së shpejti se situata nuk është e tillë.

Familja planifikon të takohet me një astrofizikantë që do ta ekzaminojë objektin.

Edhe Objekti misterioz ra nga hapësira në një shtëpi në Florida Kuriozitet Objekti misterioz ra nga hapësira në një shtëpi në Florida

“Ne po mendojmë se është meteorit, që hyri nëpërmjet çatisë, goditi në dysheme e më pas sërish bëri rikoshet në çati derisa më në fund mbeti në dysheme. Guri ishte ende i nxehtë kur e preka”, tregon Kop.

Astronomi në Institutin Franklin, Derrick Pitts, ka thënë se guri mund të jetë 4 deri 5 miliardë vjet i vjetër.

“Ka udhëtuar nëpër hapësirë gjithë kohën, dhe tash ka arritur në tokë dhe ka rënë në shtëpinë dhe personat kanë arritur ta kapin. Kjo është e pazakontë, ndonëse ka ndodhur disa herë në histori”, thotë Pitts.