Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mesazhi më i vjetër i një populli të lashtë: Hiqni qafe morrat

kreher, popull i lashte

Arkeologët në Izrael kanë zbuluar një krehër të vogël të mbishkruar me fjalinë më të vjetër të njohur të shkruar në alfabetin që evoluoi në atë që e përdorim sot.

Krehri i vogël doli nga mbetjet antike në qendër të Izraelit dhe është në madhësinë e gishtit të një fëmije. Një numër i dhëmbëve të tij tashmë janë thyer. Ishte i mbuluar aq shumë me dhe sa arkeologët fillimisht e kishin hedhur në koshin e kockave, shkroi NYT të enjten.

Mbi një dekadë më vonë, shkencëtarët gjetën shkronjat gati të fshira: “Ky krehër le t’ua çrrënjosë morrat e flokëve dhe mjekrës”.

“Njerëzit tallen kur ju tregon çfarë shkruhet aty”, ka thënë Michael Hasel, arkeolog.

Por, këto fjalë dolën të jenë çdo gjë tjetër përveç jo banale. Hasel dhe kolegët e tij thanë se krehri daton nga viti 1700 p.e.s., që nënkupton se ky objekt është një nga ekzemplarët e paktë të kananitëve, popull i lashtë i Lindjes së Afërt që ka meritat për zhvillimin e formave të hershme të alfabetit që do të evoluojë në shkronjat e përdorura sot. Siç shpjegojnë arkeologët, 17 shkronjat në krehës formojnë fjalinë më të vjetër të deshifrueshme që është gjetur.