Studiuesit konfirmojnë se secili qen është vërtetë me personalitet të veçantë, shkroi AP të premten.
Një nga autorët e studimit, Elinor Karlsson, tha se ka lloje të ndryshme sjelljesh në secilën racë të qenit, por në fund të fundit secili është i veçantë në vete.
Në studim thuhet se nga aspekti fizik - si veshtë e gjatë apo pikat e zeza nëpër trup janë të trashëguara - raca nuk është në të vërtetë një tregues i fortë i personalitetit të qenit.
Qentë u bënë miqtë më të mirë të njeriut para më shumë se 14,000 vjet më parë.
Por, koncepti i racës së qenit erdhi shumë më vonë. Rreth 160 vjet më parë, njerëzit filluan që në mënyrë selektive të shumonin qentë që të përfitonin tipare fizike të caktuara, si ngjyra dhe forma e veshëve.
Studiuesit gjetën se disa sjellje si ulërima dhe mënyra si një qen tregohet më i shoqërueshëm me njerëzit e panjohur, ka pak bazë gjenetike. Por, kjo nuk kalohet edhe te e gjitha raca.