Njerëzit në lindjen e largët të Rusisë kanë demonstruar mbështetjen e tyre për pushtimin që Putini ka nisur në Ukrainë, duke derdhur ujë të ftohtë mbi veten e tyre të veshur vetëm me rroba banje në temperatura të ftohta.
Një video e shpërndarë në Twitter nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, të cilën ai e ka nëntitulluar në anglisht, tregon një tubim patriotik të mbajtur në një shesh në qytetin Blagoveshchensk, afër kufirit kinez, 4800 milje në lindje të Moskës.
Nadezhda Bagrova, një zyrtare vendase, deklaroi se janë mbledhur në të ftohtin e dimrit të veshur vetëm me mbathje noti, kostume dhe bikini, “Sot, ne po mbështesim djemtë që po kryejnë akte heroike në emër të atdheut tonë”, raportoi The Times.
“Sot, ne do t'i mbështesim ata me aktin tonë heroik duke derdhur ujë të ftohtë mbi veten tonë”, ka thënë ajo.
Sipas Bagrovës, kjo ishte një shfaqje se sa të ‘pamposhtur’ dhe ‘të fortë’ janë rusët.
Pas fjalimit, rreth 150 persona, nga adoleshentë e deri te pensionistë, vazhduan të hidhnin kova me ujë të ftohtë mbi kokat e tyre.
Temperatura në Blagoveshchensk është mesatarisht 3 gradë Fahrenheit në shkurt.