Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.
Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri - kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.
Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është “12 vjet, më i bukuri shtet”.

Artikuj të ngjashëm
-
Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune
-
Gjilani nis festimet për Ditën e Çlirimit, më 25 qershor ngrihet lapidari i Abullah Tahirit
-
Haziri apelon për disiplinë, paralajmëron keqpërdoruesit e masave lehtësuese
-
Lutfi Haziri rizgjidhet kryetar i LDK-së në Gjilan
-
Haziri: Republika jonë është e re, por historia është e vjetër