Mbajtësja e rekordit botëror të Guinnessit, si gruaja më e gjatë në botë, ka hipur në aeroplan për herë të parë në fluturimin e saj nga Turqia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rumeysa Gelgi dhe nëna e saj janë ndihmuar nga zyrtarët e aeroportit për të hipur në aeroplan.
Gelgi e gjatë 215.16 centimetra, ishte në gjendje që të realizonte fluturimin 13 orësh nga Stambolli në San Francisco.
Gelgi ka lindur me sindromin e quajtur Weaver, mutacion i rrallë gjenetik që shkakton rritje anormale të trupit te fëmijët.
Ajo ka udhëtuar në SHBA për një ceremoni të Guinnesit./AP
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan
-
Momenti kur gruaja më e gjatë dhe gruaja më e shkurtë në botë takohen
-
Amerikania thyen rekordin me mjekrën më të gjatë për një grua
-
86-vjeçarja nga Bostoni bëhet stjuardesa më e vjetër në botë
-
Gruaja më e gjatë në botë vendos edhe tri rekorde të tjera