Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mavriqi fotografon sqepbizën në Ligatinën e Hencit

Arian Mavriqi, gazetari i emisionit “WildLife” që transmetohet në KTV, njoftoi se ka fotografuar shpendin kalimtar sqepbizën, i njohur me emrin “Recuevirostra avosetta”.

Mavriqi njoftoi nëpërmjet Facebookut se shpendin e ka fotografuar në Ligatinën e Hencit, derisa postimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë.

“Misioni ynë do të vazhdojë në kërkimin dhe dokumentimin e specieve nga bota e egër, pasuri kjo shumë e rëndësishme për vendin tonë”, shkroi ai.

Mavriqi është i njohur për eksplorimin e botës së egër dhe dokumentimin e saj.

 

Super lajm sot! Edhe nje specie (shpend kalimtar) i shtohet të dhënave shtetërore të Kosovës! Bëhet fjalë për...

Posted by Arian Mavriqi on Sunday, August 28, 2022

 

Artikuj të ngjashëm