Një kompani argjendarie në Japoni njoftoi se do të nxjerrë në shitje kopjen nga ari të maskës së karakterit Darth Vader nga seria e filmit Lufta e Yjeve (Star Wars) me çmim prej 1.4 milion dollarë (154 milionë yen japonez).
Agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton AA, njoftoi se maska në masë prej 15 kilogramësh, do të nxirret në shitje më 4 maj në Tokio, për nder të 40 vjetorit të veprës klasike fantashkencë, Lufta e Yjeve.
Kompania e argjendarisë Tanaka Kikinzoku tha se maska e cila do të nxirret në shitje me çmimin prej 1.4 milionë dollarësh është në gjatësi prej 30x26.5 cm dhe se ajo do të ekspozohet në qarkun Ginza, ku ndodhet qendra e përgjithshme e kësaj kompanie.
Kjo kompani po ashtu do të nxjerrë në shitje 3 monedha të vogla nga ari i pastër si dhe pllakatën përkujtimore në vlerë prej 11 mijë dollarësh, e cila përbëhet nga kopja e posterit të filmit e cila ishte përdorur para 40 vitesh, kur ky film kishte filluar të shfaqej.