Showbiz

Kostumi i Darth Vader mund të shitet në ankand deri 2 milionë dollarë

Mashkulli i cili shfaqet në premierat e filmave dhe konventat e adhuruesve si Darth Vader do ta ofrojë kostumin e tij në ankandin e suvenireve për filmat klasikë muajin e ardhshëm, njoftoi shtëpia e ankandeve Bonhams. Është vlerësuar se ai mund të shitet për deri 2 milionë dollarë.

Kostumi 17-pjesësh, i cili e përfshin maskën e zezë të keqbërësit, çizmet dhe disa mantela, mund të shitet me një çmim prej 1 deri në 2 milionë dollarë, vlerësojnë organizatorët e ankandit.

Image

Atë është duke e shitur Bryce Kermit Eller, i cili falë zërit të tij të thellë ka mundur të performojë si Darth Vader në premierat e filmave, nënshkrimin e librave, konventave dhe ndarjen e çmimit Oscar në vitin 1978, shkruan KOHA Ditore.

Kostumi që del në ankand është njëri nga disa kostumet e Darth Vader, ndërsa atë e dizajnoi kostumografi i Star Wars, John Mollo, në vitin 1979 në Londër për filmin “The Empire Strikes Back”, pohojnë nga shtëpia e ankandeve Bonhams.