Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lodra e “Star Wars” pritet të shitet mbi 1000 funte

star wars, lodra, ankand, filmi, 18 prill, koha

Një lodër origjinale e “Star Wars”, e blerë në vitin 1980 për më pak se 1 funte, do të shitet mbi 1000 funte, ka bërë të ditur “Mirror” të hënën.

Figura “Yak-Face”, e bazuar në filmin e njohur amerikan, u ble atëbotë nga David Wilson në Birmingham pasi ishte dashamir i madh i serisë filmike, mirëpo vlera e saj u rrit me kohë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më kujtohet se kam parë shitje të ‘Star Wars’ për 10 penny (monedhë britanike) në Qendrën Tregtare Swan, rreth vitit 1986, kur interesi për filmin ishte zbehur”, deklaroi ai Wilson.

Wilson ka një numër lodrash të tilla, ndërsa deklaroi se me koleksionin e krijuar synon ta hapë një ankand për shitjen e tyre.

Image