Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Martohet “djali demon”

tatuazh, djali, demoni, martesa, dasma

Soren Lorenson është ndër njerëzit më të pasionuar pas tatuazheve. Ai cilësohet si “djali demon” për shkak të tatuazheve të frikshme që i ka vizatuar në trup. Ai së fundmi njoftoi se është martuar, derisa fotografitë e dasmës nxitën reagime të shumta në mediat online.

Gruaja e tij, Kailey, shkroi se Soreni është “burri i saj i pashëm”, duke i injoruar komentet fyese.

“Çifti më i keq në Instagram”, shkroi njëri, derisa një tjetër tha se Soreni është i mirë “dhe i meriton të gjitha të mirat e botës”.

Tatuazhet kryesisht i ka të fokusuara në fytyrë, fyt e gjoks, ndërsa ngjyra e errët nxiti reagime të shumta nga komentuesit. Prindërit e tij, siç raportoi "Mirror" të mërkurën, ishin lutur shumë herë që “të bëhej mirë”, duke shprehur pakënaqësi për tatuazhet që i kishte.

Soren Lorenson i ka mbi 200 tatuazhe në trup, ndërsa punon si menaxher në një restorant picash. Tatuazhet i kanë kushtuar afro 50 mijë dollarë.

Image
Image