Derisa djali i sapomartuar i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham, ka treguar disa tatuazhe kushtuar gruas së tij Nicola Peltz, 27 vjeç, ai së fundmi pranoi se 70 nga 100 tatuazhet e tij janë në fakt për nder të nuses së tij.
Brooklyn ka thënë se aktorja e “Transformers”, i përlot sytë, sa herë që ai ia tregon tatuazhin e ri, të cilin ia ka dedikuar asaj, raportoi Page Six.
“Ajo gjithmonë qan kur i bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me tatuazh të ri”, ka thënë ai.
Ndër surprizat e tjera të tij përfshijnë fjalët "flluska jonë e vogël" në majë të dorës së tij dhe sytë e gruas së tij të bërë tatuazh në pjesën e pasme të qafës së tij.
Beckham gjithashtu ka bërë tatuazh në krahun e tij betimet nga dasma e tyre e cila u zhvillua në prill - e cila u zhvillua në pronën e familjes Peltz në Palm Beach.
Edhe
Brooklyn Beckham shpreh sërish publikisht mbështetje për bashkëshorten
Tatuazhe të tjera përfshijnë "Nicola" në anën tjetër të qafës së tij, fjalën "dashnor" në gishtin tregues, emrin e gjyshes së saj të ndjerë në kyçin e dorës, shkronjën "N" në gishtin e tij të unazës etj.
{gallery}