Showbiz

Beckham: E dija që Nicola ishte e duhura

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz Beckham

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz Beckham

Brooklyn Beckham ka treguar se është “mahnitur menjëherë” nga bashkëshortja e tij, aktorja Nicola Peltz. Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, ka thënë për Glamour Germany se e kuptoi që Peltz ishte gruaja e jetës së tij vetëm pas tre muajsh lidhje.

“E dija pas tre muajsh që doja ta martoja. Por për shkak të COVID-it, doja të prisja derisa të mund të ishin të pranishëm edhe familjet tona”, ka thënë ai.

Beckham, 26 vjeç, dhe Peltz, 30 vjeçe, u martuan në vitin 2022. Ai ka kujtuar se e kishte parë për herë të parë në festivalin “Coachella” dhe që në atë çast ishte i pushtuar nga prezenca e saj.

“Kur e pashë për herë të parë në ‘Coachella’, u mahnita menjëherë, nga bukuria e saj, ngrohtësia, karizma. Edhe pse ishte vetëm një moment i shkurtër, më mbeti gjatë në mendje”, ka thënë ai.

Beckham e konsideron Peltzin “shoqen më të mirë” dhe ka treguar se jeta martesore mes tyre është shumë e lumtur.

“Duhet të martohesh me shokun më të mirë, me dikë që të bën të ndihesh si në shtëpi. Për mua, Nicola është pikërisht kjo”, ka thënë ai.

Megjithatë, propozimi për martesë nuk ka qenë pa pengesa. Ai ka treguar me humor se një aksident me karrocë golfi i prishi planet pak orë para momentit të madh.

“Disa orë përpara propozimit, pata një aksident me një karrocë golfi dhe më duheshin qepje në dorë. Gishti i madh ishte i lidhur komplet, nuk mund të hapja as shishen e verës!”

Më herët, Beckham e kishte përshkruar martesën me Peltz si “vendimin më të mirë që kam marrë ndonjëherë”. Në muajin janar, në ditëlindjen e saj të 30-të, ai ka ndarë një mesazh romantik në Instagram.

“E dashur Nicola, gëzuar ditëlindjen, zemër. Do të shkruaj shkurt, por dua të të shkruaj sa shumë të dua. Para disa vitesh të kërkova të martoheshe me mua dhe ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Më bën të buzëqesh, të qesh, dhe je personi më i mrekullueshëm dhe më i bukur që njoh. Jam me fat që e kaloj çdo ditë me ty dhe zgjohem çdo mëngjes pranë teje”, pati shkruar ai.

Në të njëjtën postim, Beckham pati treguar disa nga gjërat që adhuron më shumë tek ajo.

“E dua buzëqeshjen tënde, të qeshurën, pasionin për punën, dashurinë për qentë. Më pëlqen gjithçka tek ti. Je e përsosur në çdo aspekt”, ka shkruar ndër të tjera ai.