Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Maçoku vjedh këpucët e fqinjëve, pronari hap grup në Facebook për t’ua kthyer

Gjuetia, bezdisja e qenit dhe nga të gjitha karrierat që mund të zgjidhte, ky maçok ka zgjedhur t’ia përkushtojë jetën vjedhjes. Megjithatë, pronari duket se ka gjetur një zgjidhje për “krimin” e maçokut.

Në fillim të muajit, BJ Ross nga Altoona, Pensilvani, krijoi një grup në Facebook për të adresuar zakonet e pista të maçokut të tij, Jordan: vjedhja e këpucëve të fqinjëve. Maçoku bardh e zi, vazhdimisht gjatë natës kthehet në shtëpi me plaçka në gojë, shkruan Bored Panda.

Ross shpreson se Facebook do të ndihmojë që t’ua kthejë këpucët pronarëve, por gjithashtu Jordanin e ka bërë të famshëm në të gjithë botën, transmeton KOHA.

Deri më tash, në shtëpinë e Ross janë grumbulluar mbi 50 këpucë të ndryshme.

“Nëse e njihni maçokun tim Jordan, e dini se atij i pëlqen të më sjellë këpucë në shtëpi”, ka shkruar Ross në grup.

Edhe Studiuesit përpiqen të zgjidhin misterin e maceve hajdute Kuriozitet Studiuesit përpiqen të zgjidhin misterin e maceve hajdute

Pasi ai e kishte kuptuar ‘sekretin e jetës’ së Jordanit, BJ Ross i kishte vënë një gjurmues GPS. Bazuar në gjurmuesin, Jordan ka një territor të gjerë ku viziton shtëpitë disa herë. Madje, Ross ka vënë edhe kamera sigurie për të mbledhur më shumë prova. Nga pamjet, ai ka nxjerrë fotografi të maçokut derisa i sjellë këpucët në shtëpi.

{gallery}