Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lopët ikin nga ferma, përfundojnë në oborrin e një gruaje

Alishas i doli gjumi në orën 3 të mëngjesit, kur kamera e ziles po filmonte pamje "të çuditshme" në oborrin e saj. Lopët e një ferme qumështore kishin ikur nga stalla dhe po qëndronin para shtëpisë së gruas, derisa kamera i filmoi ato tek i afroheshin derës.

Ajo deklaroi se u trondit nga pamjet, kur i dëgjoi lopët derisa pëllisnin. Ngjarja ka ndodhur në Gjeorgji.

“Ishte një lopë interesante që tentonte ta hante zilen e derës. Lopa më pas hoqi dorë dhe shijoi bimët”, deklaroi tutje ajo.

Banorja ishte e re në atë lagje dhe fqinjët i thanë se është hera e parë që ka ndodhur një incident i tillë.

Kafshët ishin larguar rreth 2 milje larg fermës por më pas iu janë kthyer pronarit. Nuk është bërë e ditur se si ia kanë dalë të iknin.