Lopa më e gjatë në botë besohet se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, Libri i Rekordeve Guiness e ka shpërblyer me çmim lopën e fermerit nga Massachusetts, pasi në matjen e fundit, doli se ishte mbi 2 metra.
Upi ka shkruar se lopa e quajtur Tommy, 13-vjeçare, është e racës zvicerane dhe bën pjesë e lopëve që kanë shumë qumësht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo vazhdonte të rritej dhe të rritej. Ajo dhe babai im kishim një lidhje të veçantë dhe u bë me të vërtetë e dashur...Tommy u emërua nga Tom Brady, që në atë kohë ishte qendërmbrojtësi i ekipit tonë të dashur”, ka shtuar vajza e fermerit, Laurie Cuevas.
Pesha e kafshës nuk dihet, pasi familja ka theksuar se është tepër e madhe për t’u vendosur në rimorkio për ta transferuar deri tek peshorja.