Sonte në Lisbonë po zhvillohet ndeshja mes Benficas dhe Interit, me rastin e së cilës në këtë qytet janë mbledhur një numër i madh i tifozëve dhe ekipeve televizive. Gjatë reportazhit live të një gazetari nga Italia, një nga kalimtarët ka treguar para kamerës një qese me kokainë.
Për shkak të situatës skandaloze, gazetarit Tancredi Palmeri iu desh të ndalonte raportimin nga sheshi i Lisbonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse u përpoq të reagonte shpejt, qesja megjithatë u shfaq për një kohë të shkurtër në ekranet televizive të mijëra njerëzve që ndoqën transmetimin. Gazetari ka ndërprerë raportimin dhe ka reaguar ndaj aktit të turpshëm të kalimtarëve.
“Mama mia, ky djalë është me të vërtetë një budalla. Nuk e di nëse e keni parë atë që bëri. Nuk ka kuptim të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur. Ai vendosi një qese me kokainë para kamerës në një transmetim live. Ky idiot, që duhet të them se nuk është italian, më duket se është amerikano-jugor, por nuk mund ta identifikoj kombësinë. Ejani para kamerës, që të të shohin të gjithë, të të shohin fytyrën, që të të arrestojnë menjëherë. Një imbecil”, ka thënë Palmeri.
Përveç kësaj, në video shihen shumë kalimtarë që tentojnë të shqetësojnë gazetarin gjatë raportimit duke iu drejtuar, duke i qëndruar pas dhe duke tentuar të tërheqin vëmendjen.
VIDEO:
?????????? ????????????? ?? ???????: ???????? ???????? ?? ????? ??? ????????‼️?
— Sportitalia (@tvdellosport) April 11, 2023
Durante un collegamento pre partita da Lisbona, @tancredipalmeri deve fare i conti con uno spacciatore del luogo. pic.twitter.com/caeU8DJymH