Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Katar kërcënohet një gazetar i televizionit

Gazetari i televizionit danez TV2, Rasmus Tantholdt, është penguar teksa po raportonte direkt për ngjarjet para nisjes së Kupës së Botës në Katar.

Për më shumë, forcat e sigurisë i kanë thënë atij se do t’ia shkatërronin kamerën në incidentin që ndodhi të martën, shkruan “Sky Sports” i Austrisë.

“Ata kanë ftuar gjithë botën për të ardhur këtu. Pse nuk mund të filmojmë këtu? Ky është vend publik”, u ka thënë Tantholdt forcave të sigurisë dhe ua ka treguar akreditimin. “Ne mund të filmojmë kudo që dëshirojmë. A po më kërcënoni se do ta thyeni kamerën?”, ka thënë ai.

Sipas TV2, është dashur të pritej gjysmë ore pas incidentit, derisa sigurimi është pajtuar me ekipin e televizionit që ta vazhdojë raportimin.

Tantholdt ka thënë në “Twitter” më vonë se ka pranuar kërkimfalje nga organizatorët lokalë.

Artikuj të ngjashëm