Futboll

Policia arreston gjyqtarin në fushë, habiten lojtarët

Policia arreston gjyqtarin në fushë, habiten lojtarët

Policia e ka arrestuar një gjyqtar gjatë një ndeshjeje në futbollin amator në Brazil dhe është larguar nga fusha.

Nga ngjarja që kishte ndodhur të dielën në Guaruja të Sao Paulos, të habitur kishin mbetur futbollistët të cilët nuk besonin.

Videoja shpejt është bërë virale.

Është shpërndarë momenti kur 38-vjeçari Ederson Carlos da Silva, kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë, e disa momente më vonë, ishte rrethuar nga policia e veshur me jelek anti-plumb dhe ishte arrestuar.

Da Silva është akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të drogës. 

Hetimi për trafikimin e drogës kishte nisur në nëntor të vitit 2024, kur ngarkesa me 450 kilogramë të kokainës ishte ndalur në Sao Paulo.

Ngasësi dhe pasagjeri ishin arrestuar, ndërsa më vonë policia kishte zbuluar se Da Silva ishte udhëheqës i logjistikës dhe organizatës kriminale, ka shkruar “Daily Mail” të enjten.

VIDEO: