Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lind një gorillë në Bristol

Një gorillë sapo ka sjellë në jetë të voglin e saj në kopshtin zoologjik të Bristolit në Londër.

Rojtarët kanë thënë për BBC-në se atë e gjetën në krahët e së ëmës. Stafi më pas konfirmoi se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë thënë se i janë gëzuar kësaj lindjeje për shkak se atje, gorillat çdo herë e më pak po sjellin në jetë të vegjël. Vitin e kaluar në muajin shtator, një gorilla sapo kishte lindur i kishte ngordhur i vogli.

Gorilla raportohet se është shumë e rrezikuar dhe besohet se nuk janë më shumë se 360,000 sosh në botën e kafshëve të egra.