Kuriozitet

Lind kanguri i rrallë në Britani

kanguri, kafsha, lindje, strajca, 7 prill

Në një kopsht zoologjik në Britani të Madhe lindi një pademelon, lloj kanguri i vogël.

Kopshti zoologjik Chester, ka njoftuar për lindjen e një pademeloni, lloj kanguri i vogël i rrallë.

Në pamjet e marra nga kopshti zoologjik, kanguri kishte nisur të dalë pak nga xhepi i nënës së tij.

Ky lloj rritet vetëm deri në 0.6m, është specie e rrezikuar nga zhdukja dhe mund të gjendet vetëm në tre ishuj të vegjël në Azinë Juglindore.