Në një kopshti zoologjik në Chester të Anglisë ka lindur një dre i pazakontë. Siç raportoi Upi të mërkurën, dreri ka pika të rralla e të bardha në trup, derisa ngjyrën e kokës e ka më të zezë. Drerë me pika të tilla ka shumë pak në botë, me ç'rast konsiderohen si specie të rrezikuara për zhdukje.
Dreri i vogël u pagëzua “Lyra” nga ekipi mirëmbajtës, derisa thuhet se peshon rreth gjashtë kilogramë.
“Çdo lindje e drerit filipin është thelbësore për mbijetesën e kësaj specieje, kështu që jemi shumë të gëzuar që pamë një dre me gëzof të tillë pranë nënës”, deklaroi Emma Evison, punonjëse në kopshtin zoologjik.