Kuzhinierja ganeze Failatu Abdul-Razak duket se ka thyer rekordin botëror pasi ka gatuar pa pushim për më shumë se 227 orë, shkruan BBC.
E mbështjellë me flamurin e vendit të saj, Abdul-Razak e përfundoi gatimin të mërkurën.
Para maratonës së gatimit, ajo e quajti atë “detyrë kombëtare”, duke thënë se po e bënte për Ganën.
Njerëzit brohoritën ndërsa ajo po dilte nga kuzhina e hotelit, në qytetin e Tamales.
Ekipi i saj thotë se do t'i dërgojë provat në Rekordet Botërore Guinness për konfirmim zyrtar se ajo ka thyer rekordin.
Mbajtësi aktual i rekordit është irlandezi Alan Fisher i cili gatoi për 119 orë e 57 minuta.
Edhe
Irlandezi thyen rekord, gatoi pa ndalur për afro 120 orë
Abdul Razak ka thënë se donte të sigurohej që kushdo që do të përpiqet të thyejë rekordin e saj ta ketë “shumë të vështirë”.
Politikanët, duke përfshirë zëvendëspresidentin Mahamudu Bawumia, shumë të famshëm dhe madje edhe ushtria ganeze kanë shprehur mbështetjen e tyre për shefen e kuzhinës gjatë gjithë kohës së gatimit.