Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ganezja këndon për 126 orë në përpjekje për ta thyer rekordin

Ganezja Afua Asantewaa ka përfunduar këndimin pesëditorë me të cilin shpreson të hyjë në Rekordet Botërore Guinness.

Me zë të ngjirur dhe mbështjellë me flamurin e vendit, ajo falënderoi turmën e fansave në Accra.

Tejet e lodhur, 33-vjeçarja mezi e mbante mend se çfarë dite ishte, shkroi BBC. 

Ajo kishte filluar natën e Krishtlindjeve, duke e mposhtur rekordin e mëhershëm që dikush e kishte vënë duke kënduar për 24 orë, por duhet të presë nëse do t’i njihet.

Organizatorët kanë thënë se Asantewaa performoi për 126 orë e 52 minuta. Sipas rregullave të Guinnessit, asaj i lejoheshin 5 minuta pauzë çdo orë, ose 20 minuta pas çdo katër orësh.

këndoi një cikël prej 125 këngësh të ndryshme. Ajo lejohej të pauzonte mes këngëve për më pak se 30 sekonda.