Kuzhinieri irlandez Alan Fisher ka thyer rekordin e Guinessit duke gatuar pa ndalur për 119 orë e 57 minuta, raporton BBC.
Fisher, që jeton në Japoni, ka gatuar në restorantin e tij Matsue.
Ai ka thyer rekordin e nigerianes Hilda Baci, për më tepër se 24 orë.
Baci kishte vendosur rekordin më herët këtë vit. Ajo kishte gatuar pa ndalur për 93 orë e 11 minuta.
“Arritjet e Latas dhe Hildas më shërbyen si inspirim”, ka thënë Fisher.
Fisher qëroi 300 kilogramë patate si pjesë e kësaj maratone gatimi.
Edhe
Kuzhinierja ganeze thyen rekord, gatuan pa pushim për 227 orë
“Ndërsa nisi lodhja të më kapte, e kisha shumë të vështirë të rrija zgjuar. Unë pata edhe halucinacione në ditën e dytë”, ka thënë Fisher.
Pas kësaj maratone gatimi, Fisher bëri 357 kilogramë bukë e 3360 racione ushqimi.