Çokollata e prodhuar veçanërisht për Mbretëreshën Victoria para 121 vjet më parë, është gjetur në paketimin origjinal në këllëfin e një helmete të Luftës Boer në Angli.
Gjigantët e ëmbëlsirave britanike, Cadbury, Fry dhe Rowntree prodhuan paketa çokollatash më 1900 për të rritur moralin e ushtarëve që luftuan në Afrikën e Jugut.
Helmeta i përkiste baronit të tetë Henry Edward Paston-Bedingfeld, i cili mori pjesë në luftë, shkruan CNN.
Fillimisht Cadbury, Fry dhe Rowntree refuzuar të prodhonin këto çokollata, me arsyetimin se ishin paqësore dhe nuk mbështesnin luftën në Afrikën e Jugut.
Më pas, iu nënshtruan kërkesës së Mbretëreshës dhe prodhuan 100,000 paketa, shumicën prej të cilave ushtarët i ruajtën.
-
Çokollatë 120-vjeçare, kutia gjendet në sendet e poetit australian
-
Mister me letra dashurie që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore
-
Shitet për 200 funte veza 80-vjeçare e Pashkës
-
Britaniku shpallet fajtor për vjedhjen e rreth 200 mijë vezëve prej çokollate
-
Prodhuesi i çokollatës së zezë paditet për shkak të nivelit të dëmshëm të metalit në të