Prodhuesi i çokollatës “Hershey” është paditur në SHBA për pretendimet se firma po shet produkte që përmbajnë nivele të dëmshme metali.
Padia e ngritur nga Christopher Lazazzaro pretendon se firma ka mashtruar konsumatorët duke dështuar të zbulojë sasitë e plumbit dhe kadmiumit në tre çokollata të zeza.
Ai pretendoi se nuk do t'i kishte blerë produktet nëse do të kishte qenë në dijeni, shkroi BBC.
Disa studime sugjerojnë se antioksidantët dhe nivelet e ulëta të sheqerit në çokollatën e zezë mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Por padia i referohet gjetjeve të fundit nga revista amerikane “Consumer Reports” (CR), e cila testoi 28 çokollata të zeza për plumb dhe kadmium.
Revista pretendoi se 23 prej tyre, duke përfshirë çokollatën nga Hershey, Godiva dhe Lindt, përmbanin "nivele relativisht më të larta" të metaleve.
-
Milka gënjeu konsumatorët në Gjermani - uli sasinë e çokollatës, por jo ambalazhin
-
Si të zgjidhni çokollatën më të shëndetshme, sipas dietologëve
-
Përbërësi në çokollatën e zezë që mund ta ngadalësojë plakjen
-
Kur ushqimi të habitë - disa fakte interesante e të çuditshme
-
Çokollata e zezë mund të ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2