Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shitet për 200 funte veza 80-vjeçare e Pashkës

Jo shumë fëmijë mund të rezistojnë pa ngrënë vezë pashkësh të bëra nga çokollata, por një vogëlushe nga Uellsi e ka ruajtur një për 80 vjet, raportoi "AP News".

Sybil Cooki ishte vajzë që i donte shumë çokollatat. Në vitin 1939, 9-vjeçares i është dhënë një vezë pashke. Edhe pse kishte varësi nga çokollata, disi e ka ndaluar veten dhe nuk e ka ngrënë atë. Kur vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 2021, vezën ia ka trashëguar vajzës së saj, Gill Bolterit.

Veza ishte e çmuar për Cookin, të cilës xhaxhai i ka kërkuar ta ruajë, pasi dhurata të tilla ishin të vështira të gjendeshin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtë mesazh ajo e ka marrë shumë seriozisht, duke e ruajtur vezën jo vetëm pas përfundimit të luftës, por gjatë tërë jetës së saj.

Veza “Mary Mary Quite Contrary” akoma ka mbështjellësin me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, me një pamje dekorative të një kopshti, ku shihet një vajzë e vogël që mban në dorë një ujitëse.

Veza ka dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve “Hansons” të martën më 19 mars dhe ka arritur çmimin prej 200 funtesh britanike. Paratë e mbledhura do të jepen për bamirësi – dhuratë nga Sybili.

Artikuj të ngjashëm