Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Veza e Pashkëve që s’u hap për 84 vjet, pritet të shitet në ankand

Një vezë Pashkësh prej çokollate ka mbetur e paprekur prej 84 vjetësh dhe tani pritet të shitet në ankand.

Ajo iu dha një vajze 9-vjeçare në atë kohë dhe arsyeja pse ajo asnjëherë nuk e hapi, është mjaft interesante.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte pushtimi i Hitlerit në Poloni dhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore që e ndërpreu gëzimin e vajzës, Sybil Cook, shkroi Guardian.

"Me luftën në prag, xhaxhai i saj tha: ‘Ki kujdes me të vajza ime, së shpejti mund të mos ketë çokollatë fare. Ajo ishte e disiplinuar dhe kishte respekt ndaj të mëdhenjve, kështu që nuk hëngri asnjë copë", tregoi tani e bija e Cook.

Cook e mbajti si thesar çokollatën gjatë viteve të luftës dhe nuk e hapi asnjëherë në jetë. Ajo vdiq 91 vjeç në vitin 2021.

Veza e quajtur “Mary Mary Quite Contrary” ende ka letrën kaltër e bardhë, me dekorin e një kopshti dhe vajze me një ujitëse.

Do të shitet më 18 maj me çmim nga 600 deri në 800 funte.