Është gjallëruar nga muzika dhe është veshur për festë, ndërsa pret vizitorin e saj të 300 miliontë, që kur është hapur në vitin 1889. Bëhet fjalë për kullën “Eiffel”.
Sipas mediave ndërkombëtare, në katin e dytë, ambienti do të jetë po ashtu i shndritshëm dhe në majë të kullës, atmosfera do të jetë më romantike me një trio flautesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo u përurua rreth 130 vite më parë dhe vazhdon të tërheqë turma të mëdha vizitorësh. Është një prej monumenteve më të njohura në botë dhe vetëm vitin e kaluar u vizitua nga 5.8 milionë njerëz.
Po ashtu, “Eiffel” është monumenti më i vizituar me pagesë në botë, me njerëzit që ngjiten nëpër shkallët e pafundme të saj, ose marrin ashensorin për t’u ngjitur në njërin nga 3 nivelet e saj.
Sidoqoftë, ajo nuk ka qenë gjithnjë kaq popullore. Kur nisi ndërtimi, në korrik të vitit 1887, një grup prej rreth 300 artistësh, skulptorësh dhe arkitektësh u dërguan një peticion autoriteteve, ku kërkonin ndalimin e ndërtimit të kullës, sipas tyre “qesharake”.
Fatmirësisht autoritetet i injoruan ankesat e tyre dhe kulla, përveçse është shndërruar në simbolin e Francës, është bërë e njohur për pothuajse çdo banor të globit.