Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Eiffeli” rihapet për vizitorë pas nëntë muajsh mbyllje

Me mesazhin “Mirësevini” në disa gjuhë të ndryshme të botës, kulla “Eiffel” në kryeqytetin e Francës është rihapur të premten, pas më shumë se nëntë muajsh mbyllje.

Turistët e parë të cilit me maska kanë ngjitur për herë të parë monumentin e famshëm në Paris, dukeshin të buzëqeshur ndërkohë që edhe emocionet ishin të dukshme.

“Zonja e Hekurt” e Parisit ishte udhëzuar që të mbyllej në tetor të vitit të kaluar, në kohën kur Franca po përballej me valën e dytë të infektimeve me COVID-19

Rihapja e kullës është bërë katër ditë pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macroni ka bërë të ditura masat e reja, ku përfshihen edhe vaksinimet e obliguara për punonjësit shëndetësore dhe imunizimi i plotë për të hyrë në restorante, dhe në vende turistike.

Kështu, duke filluar nga e mërkura, të gjithë vizitorët në Kullën Eiffel mbi moshën 18-vjeçare, do t’u duhet të tregojnë provën se janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ose të prezantojnë test negativ për koronavirus.

Edhe maskat janë të kërkuara ndërkohë që numri ditor i vizitorëve në këtë kullë do të jetë i limituar përgjysmë normës së lejuar para pandemisë, që ishte 25,000.

Artikuj të ngjashëm