Romë, 23 nëntor – Kulla e pjerrët e Pizës nuk është tashmë aq e anueshme. Pas më shumë se dy dekadash për ta drejtuar, inxhinierët thonë se pjerrësia e këmbonares së famshme në Toskanë është ulur mbi 4 centimetra dhe është në një gjendje më të mirë strukturore sesa parashikonin.
Agjencia e lajmeve ANSA citoi Nunziante Sabia, konsultant i Këshillit ndërkombëtar për mbikëqyrje të pjerrësisë, i cili theksoi se derisa paksimi progresiv i pjerrësisë është një lajm i mirë, mirëqenia e përgjithshme e strukturës së kullës është edhe më e rëndësishme.
Kulla e ndërtuar në shekullin e 12-të, sërish u hap për publikun në vitin 2001, pasi më shumë se një dekadë ishte e mbyllur me qëllim që punëtorët të tentojnë të ulin pjerrësinë. Duke përdorur qindra ton kundërpesha në ultësirë dhe duke tërhequr tokën nën themelet në periudhën mes viteve 1990 dhe 2001, pjerrësia e kullës u zvogëlua për rreth 4,5 centimetra.
-
Shembet gjatë rinovimit kulla mesjetare në Romë
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
-
Turistët në Bukuresht marrin me qira banesa “të rrezikshme”
-
Italia dënon me 12 vjet burgim një zyrtar për shkak të shembjes së urës që shkaktoi 43 të vdekur
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem