Kulla e njohur Garisenda në Bologna të Italisë është mbyllur për shkak të frikës se mund të shembet. Kulla e lartë 47 metra, përkrah asaj Asinelli, është në mesin e atraksioneve turistike dhe ikonë e qytetit të Bolognas.
Pas miratimit nga këshilli i qytetit, do të nisë puna për restaurimin e kullës që do të kushtojë 4.3 milionë euro. Komuna është duke bërë përpjekje që puna të nisë menjëherë me qëllim që të shpëtojë një prej kullave ikonë të Bolognas.
Kulla ka anuar për katër shkallë dhe sistemet e gjurmimit kanë vërejtur ndryshime në pjerrësinë e kullës. Për këto arsye, autoritetet italiane që prej të shtunës kanë vendosur që të mbyllin kullën e njohur për turistët.
Artikuj të ngjashëm
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem
-
Shembet gjatë rinovimit kulla mesjetare në Romë
-
Zjarr në kullën Eiffel në Paris, evakuohen turistët
-
Akullnaja Marmolada e Italisë mund të zhduket deri në vitin 2040, thonë ekspertët
-
Fakte mbi Kullën e Pizës që njihet nga e gjithë bota