Vitin e kaluar Kulla e Pizës ka shënuar 850-vjetorin e ekzistimit.
Ky moment historik në Italinë qendrore është shumë i famshëm vetëm për një arsye: pjerrtësia e tij.
Kulla daton që nga gushti i 1173-s, e forma e saj varet nga relievi ku dhe si ishte vendosur, shkruan "leaningtowerpisa".
Për shkak të themelit të pamjaftueshëm në tokë, kulla kur ishte ndërtuar kishte filluar të merrte një formë tjetër, e pjerrësia e saj shkonte e rritej, deri në fillim të shekullit XXI. Forma e saj lëvizte, por për shkak të materialit të mirë që ishte përdorur gjatë punës, nuk ishte rrëzuar.
Lartësia e saj është 55.86 metra dhe i posedon 294 shkallë.
Ajo është në listën e UNESCO-s si objekt i mbrojtur dhe në 2001-n ishte thënë se sipas bazës dhe formës së saj, Kulla e Pizës do të mund të qëndrojë në këmbë edhe për afër 300 vjet.