Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kryhet një operacion i rrallë në Izrael, ndahen dy binjakë të ngjitur në kokë

Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur të bashkuara në pjesën e prapme të kokës, iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Operacioni 12-orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar zgjati disa muaj përgatitje dhe përfshiu transplantet e kokës për të dyja.

Dhjetëra ekspertë nga Izraeli dhe jashtë tij u përfshinë.

Vajzat, të cilat nuk janë bërë të ditura me emër, thuhet se janë në proces të shërimit.

"Ato po marrin frymë dhe hanë vetë", tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Është hera e parë që një operacion i tillë, i cili është kryer vetëm 20 herë në të gjithë botën, është kryer në Izrael.