Kuriozitet

Krishtlindja e ndaluar

Babadimri ekziston në imagjinatën e miliona fëmijëve, por për banorët e Koresë Veriore ai nuk është as si personalitet joreal.

Qeveria e atjeshme vazhdimisht punon për pengimin e hyrjes e çfarëdo informatash për Krishtlindjen dhe për këtë arsye shumë qytetarë të këtij vendi as që e dinë se ekziston kjo festë.

Në Korenë Veriore, shteti që kundërshton çdo lloje feje të organizuar, njerëzit mund të arrestohen, të keqtrajtohen e madje edhe të vriten për festim të Krishtlindjes, transmeton Koha.net.

Kang Jimin, i cili është rritur në Phenian, kryeqytet i këtij shteti, ka rrëfyer se derisa kishte ikur nga atje, s’e kishte ditur të ekzistonte Krishtlindja.

“Kjo është festa e Lindjes së Jezusit, por Koreja Veriore është shtet komunist dhe njerëzit nuk e dinë kush është ai. Ata s’e dinë kush është Zoti. Familja Kim është Zoti i tyre”, citojnë medie të ketë thënë ai.

Megjithatë, bredha të stolisur mund të gjenden në Phenian, porse ato atje gjenden gjatë gjithë vitit dhe qytetarët s’e dinë kuptimin e tyre festiv, përcjell Koha.net. E kjo nuk do të thotë se qeveria veri-koreane ka lejuar kullën në formë bredhi që Koreja Jugore e ka ndërtuar në kufi.

Kjo kullë, që gjendet rreth tre kilometra nga kufiri dhe e cila ndriçohet gjatë Krishtlindjes, mund të shihet nga fshatrat veri-koreanë në afërsi.

Koreja Veriore para tri vjetësh ishte kërcënuar se do ta rrafshonte me tokë duke thënë se kulla paraqiste “luftë psikologjike”.