Një kompani kanadeze njoftoi se po kërkon një "Chief Candy Officer" për të fituar deri në 78,000 dollarë në vit, duke punuar nga shtëpia nëpërmjet testimit të ëmbëlsirave.
“Candy Funhouse”, një shitës me pakicë ëmbëlsirash në internet, postoi një vend të lirë pune në "LinkedIn" duke kërkuar një zyrtar, detyrat e të cilit do të përfshinin "të qenit kryetestues i shijes" dhe të ndihmonte për të përcaktuar se cilat produkte do të shiten në uebsajt dhe cilat prej tyre do të mbanin vulën e miratimit "CCO (Chief Candy Officer)".
Pozita e tilla paguhet nga kompania deri në 78,000 dollarë në vit dhe është i hapur për këdo mbi moshën 5 vjeç, bëri të ditur kompania.
"Imagjinoni kujtimet tuaja më të mira rreth ëmbëlsirave dhe t'i keni ato çdo ditë në punë”, i tha CNN shefi ekzekutiv i Candy Funhouse, Jamal Hejazi.
-
Një kompani paguan 100 dollarë në orë për të shikuar video në TikTok
-
Puna më e dëshirueshme në industrinë e veturave: 173.500 kandidatë për një pozitë
-
4-vjeçari porosit me telefon të babait ëmbëlsira në vlerë 1100 dollarë
-
Kamarierja amerikane që u pagua me vetëm 1 cent për orë nxit debat në TikTok
-
McDonald’si në Oregon po angazhon 14-vjeçarë në mungesë të forcës punëtore