Një filiale e McDonald’sit në Oregon të SHBA-së është duke i ftuar 14-vjeçarët dhe 15-vjeçarët që të aplikojnë për punë në restorant, pas mungesës së stafit punëtorë, njofton BBC.
Pika e McDonald’sit në Medford ka vendosur një pano jashtë shitores dy javë më parë, duke u bërë thirrje të rinjëve që të aplikojnë, raporton BBC.
Sipas raportimeve, është parë rritje e numrit të aplikimeve që kur është bërë kjo ofertë, që është në përputhje me ligjin.
Vjen pasi fast-foodat në SHBA po e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë.
Heather Kennedy, operatore e restorantit në Medford, i ka thënë Business Insider, se për herë të parë në historinë 40-vjeçare të kësaj pike po ka mungesë të stafit.
Edhe
Puna nga shtëpia po rrit papunësinë te të rinjtë, jo inteligjenca artificiale
Fillimisht ajo ka thënë se ka munduar të bindë punëtorët duke rritur pagën minimale të restorantit në 15 dollarë në orë, por nuk kishte interesim.
Kennedy ka thënë se ka marrë 25 aplikime të reja që kur ka nisur të kërkojë punonjës nën moshën 16 vjet.