Një katërvjeçar në Sydney të Australisë ka shokuar familjen e tij pasi ka porositur ëmbëlsira në vlerë prej më shumë se 1100 dollarësh, nëpërmjet një aplikacioni të porosive. Pos akullores, ai porositi edhe torte me shijet e tij të preferuara.
Për ta bërë këtë, Christian King përdori telefonin e babait të tij. Babai i tij, Krisi, ia kishte dhënë telefonin për ta qetësuar në kohën kur motra e tij po merrte pjesë në një ngjarje sportive.
Ai ka thënë se djali i kishte thënë se “diçka po vjen”, por se nuk i ka besuar deri kur ka parë thirrjen e bërë nga ekipi i shpërndarjes. Në këtë moment kuptoi se çfarë po ndodhte.
“Fillimisht mendoja se ishte 139 dollarë. Më pas e shikova mirë dhe e kuptova se ishte 1139 dhe sa s’pësova sulm në zemër. E kam shikuar ekranin 30 herë. Fatura ishte aq e gjatë, sa 99 torte. Më tha se ka porositur torte për ditëlindje për veten, dhe s’i besova. Më dilte tymi, bërtitja në gjithë rrugën. Iku në dhomën e tij, porsa më dëgjoi”, ka shpjeguar Krisi.
King kishte porositur të gjitha tortat që i pëlqenin për vete.
Porosia më pas u dërgua te stacioni i zjarrfikësve ku Kingu punon. Aty u detyruan të zbrazin të gjithë frigoriferin për të pranuar ëmbëlsirat.
-
6-vjeçari në SHBA bën porosi 1000-dollarëshe, pasi babai ia la celularin të luante lojë
-
I bleu 99 Iphone në vlerë 80.000 dollarë për t’i propozuar, por e dashura e refuzoi
-
Djemtë e Trumpit hyjnë në biznes të telefonave
-
4-vjeçari ia thirr Policinë nënës që ia hëngri akulloren
-
Tifozët kinezë i dërgojnë para, portieri u thotë të ndalen