Biznesi familjar i presidentit amerikan, Donald Trump, është duke lansuar një shërbim të ri të telefonave nga brendi Trump.
“Trump Organization” udhëhiqet nga djemtë e presidentit. Kjo organizatë ka thënë se planifikon të shesë telefona me ngjyrë të artë “të prodhuar në SHBA”, për 499 dollarë dhe me pagesë mujore prej 47.45 dollarë për shërbime telefonie – si referencë për mandatet e të atit të tyre si president i 47-të dhe i 45-të.
Mbikëqyrësit e politikave kanë thënë se veprimi paraqet mundësi për korrupsion potencial e konflikt interesi.
“Është e pabesueshme që familja Trump ka krijuar një tjetër mënyrë që presidenti Trump të përfitojë personalisht sa është edhe në zyrë”, ka thënë Meghan Faulkner, drejtoreshë e komunikimit në organizatën Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Washington.
Vendimi për prodhim vetëm brenda SHBA-së vjen në kohën kur Trumpi si president ka bërë thirrje që iPhonet e famshëm t’u shiten amerikanëve vetëm me prodhim të brendshëm. Muajin e shkuar ai ka kërcënuar taksë 25 për qind “më së paku” ndaj importeve të Appleit.
-
iPhone mund të kushtojë 3500 dollarë nëse prodhohet në Amerikë
-
Tarifat e Trumpit mund të rrisin çmimin e iPhoneit të ri deri në 2,300 dollarë
-
NYT: Si i fitoi familja Trump 1.4 miliardë dollarë gjatë presidencës
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
- Amerika nuk ka parë kurrë korrupsion si ky