Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Puna më e dëshirueshme në industrinë e veturave: 173.500 kandidatë për një pozitë

Informacione të mahnitshme vijnë nga SHBA-ja. Për një konkurs pune në industrinë e automobilave kanë aplikuar 173.500 kandidatë.

Prodhuesi amerikan i makinave Dodge ka përzgjedhur dhjetë finalistë për pozitën e shoferit, puna e vetme e të cilit do të jetë – “djegia” e gomave duke bërë drifting në ngjarje të ndryshme.

Emri zyrtar i pozitës së punës është Chief Donout Maker, shkruan “Revijahak” të enjten.

Për të qenë edhe më atraktive kjo punë, fituesit të konkursit nuk i duhet të lërë punën, nëse ka, pasi në Dodge do të angazhohet vetëm gjatë fundjavave.

Dodge ofron pagë bujare prej 144,000 dollarë në vit (130,000 euro) dhe një veturë të modelit Dodge Challenger SRT Hellcat prej 716 kuaj fuqi. Vetura është zyrtare, vetëm për punë.

Image

Shoferi do të jetë ambasador i markës dhe duhet të shfaqet në intervale të rregullta në mbledhjet e entuziastëve për të treguar se çfarë janë të afta të bëjnë gjitha modelet e Dodge, pra duhet të “djeg” gomat duke bërë drifting.

Edhe Gjermania ka nevojë për 120 mijë shoferë kamioni, rroga mbi 3 mijë euro Auto Gjermania ka nevojë për 120 mijë shoferë kamioni, rroga mbi 3 mijë euro

Dhjetë finalistët do të ftohen në “Radford Racing School” në Arizona, ku do të mbahet gara 4-javore dhe vendimi përfundimtar për fituesin do të merret më 26 prill.

Kandidatëve iu kërkua të dorëzonin një video 2-minutëshe duke shpjeguar pse pikërisht ata janë idealë për këtë punë.