Një kompani lodrash në Chicago ka mbledhur më shumë se 145.000 dollarë për Ukrainën duke shitur “figura aksioni” të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, raporton SkyNews.
Figurat jozyrtare “Lego” dolën në shitje me çmim prej 100 dollarësh së bashku me një lodër molotovi me flamurin ukrainas për 20 dollarë.
Të dyja lodrat u shitën brenda disa orësh.

Joe Trupia, i cili ka në pronësi Citizen Brick me bazë në Naperville, ka thënë se ka pasur më shumë interesim se që kishte lodra.
“E kuptuam se ka më shumë interesim se furnizim. Shpresojmë se njerëzit ta kenë vullnetin e mirë dhe t’i kthejnë në donacione direkte bamirësie ose organizata të tjera që e ndihmojnë Ukrainën”, ka thënë ai.
EdheHezitoi të tregonte saktësisht sa figura janë shitur, por konfirmoi se kishte arritur totalin prej mbi 145.000 dollarë për Ukrainën.
Fondet nga shitjet që i ka bërë Citizen Brick do të shkojnë direkt në Direct Relief, organizatë bamirëse që pretendon se ka dërguar mbi 30 tonë ndihma mjekësore në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit rus.
-
Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë
-
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse
-
Ukraina në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore
-
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve