Disa ngjyra pëlqehen në publik, por kombinime të caktuara të nuancave mund të duken edhe luksoze. Faqja e njohur e modës “WWW” ka veçuar katër kombinime ngjyrash që e bëjnë një veshje të duket e shtrenjtë.
Këto janë ngjyrat që i përshtaten katër kombinimeve dhe që mund t’ju inspirojnë për stil.
E gjelbra dhe e kafenjta
Sipas njohësve të modës, efekti për t’u dukur më luksoze arrihet duke kombinuar të gjelbrën e ullirit me ngjyrën e kafenjtë, ashtu që rrobat të jenë në të gjelbër kurse aksesorët dhe këpucët të jenë të kafenjta.

E verdha me të kaltrën
Ngjyrat e ndezura në një hapësirë shpesh nuk japin rezultat të mirë mode, por kur vjen tek e verdha dhe e kaltra të qela ndërron. Sekreti është në kontrastin e ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta, të cilat e bëjnë kombinimin e ngjyrave shumë të pëlqyeshëm.

Bezha dhe e bardha
Admiruesit e modës kanë qenë besnikë ndaj kombinimit të këtyre dy ngjyrave për shumë kohë. Eksperimento me copa bezhe në vend të së bardhës klasike ose kombino të dyja.

E kuqja dhe roza
Një kohë kombinim tabu, tani është një nga më të preferuarit. Ekspertët këshillojnë kombinimin e nuancës së lehtë dhe të fortë, por të tjerë që kanë dëshirë të eksperimentojnë më shumë do të shkojnë me nuanca më të forta të së kuqes dhe rozës bashkë.
