Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një feste për Halloween në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara.
Një person i maskuar si një kloun i frikshëm, personazh i një filmi horror, hyri në palestrën e shkollës dhe filloi të përshëndeste fëmijët, pasi ishte pjesë e organizimit, shkruan “DailyMail”.
Fëmijët u trembën shumë dhe nisën të bërtisnin, por disa prej tyre, më të mëdhenj në moshë u bashkuan dhe nisën ta qëllonin me grushte dhe shqelma klounin, i cili u kap i papërgatitur.
Videoja u shpërnda menjëherë online dhe brenda pak minutash u pa nga mijëra shikues, shumë prej të cilëve e cilësuan si shakanë më të keqe për Halloween. /a2
Artikuj të ngjashëm
-
Halloween, festa e “frikshme” dhe ndikimi i saj në psikologjinë e fëmijëve
-
Dy fëmijë të vdekur nga sulmi në një shkollë katolike amerikane
-
Halloween: Një “festë argëtimi” apo “frikë për fëmijët”?
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar Halloween
-
Momenti kur një hajdut me maskë klouni grabit dyqanin në Australi