Kuriozitet

Kina lëshon qenë robotë në rrugë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin

Qenë robotë janë lëshuar në rrugët e Shanghait në Kinë për të mbajtur nën kontroll mbylljen e re të vendit, si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Robotët me katër këmbë janë ngarkuar me informacione të shëndetit publik, në kohën kur shteti ka vendosur masa ekstreme kundër koronavirusit, raporton të premten The Sun.

Qytetarët e Shanghait do të marrin instruksione nga qentë robotë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata shihen teksa ripërsërisin mesazhe të thjeshta, përmes altoparlantëve të vendosur në kokat e tyre.

“Mbani maskën, lani duart dhe kontrolloni temperaturën”, ripërsërisin vazhdimisht qentë.

Skenat e tilla në Kinë janë një kujton një episod të dramës të Netflix “Black Mirror”, në të cilën qenë robotë sulmojnë njerëzit pas një kolapsi misterioz të shoqërisë njerëzore.

Qyteti i Shanghait në Kinë, i populluar nga 26 milionë banorë, ka rikthyer mbylljen këtë javë pasi shteti kinez po përballet me shifra të larta të rasteve ditore me COVID-19.