Kuriozitet

“Kim Jong-un” shfaqet në Australi, e ndalon policia

koreja e veriut, sozia, australia, kim jong-un

Sozia i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, u shfaq në fundjavë në Australi, duke ndërprerë një nga aktivitetet e fushatës zgjedhore të kryeministrit Scott Morrison.

I veshur me kostum të zi, syze dielli dhe flokë të rregulluara porsi lideri korean, burri u ndalua nga autoritetet australiane dhe u shoqërua në polici për intervistim, shkruan portali “Upi”.

Ai i referohej vetes si “udhëheqësi suprem”, derisa këshilltari i kryeministrit Morrison, Nick Creevey, i tha “diktatorit” të largohej pasi po pengonte.

“Më falni, ju duhet të largoheni, kjo është gjëja më fyese që kam parë ndonjëherë në një fushatë”, tha Creevey, derisa sozia i Kim Jong-unit deklaroi se liderit suprem nuk mund t’i tregojë askush çka duhet të bëjë.